Në kuadër të studimit edhe Bullgaria i është bashkuar sondazhit mbi impaktin e COVID-19. Kësisoj, tani kemi 234 OSHC në 8 vende të ndryshme.
162 nga 234 OSHC dhe biznese sociale vijojnë të operojnë edhe gjatë pandemisë së COVID-19, shumica prej të cilave duke rimodeluar shërbimet dhe projektet, dhe në shumicën e rasteve duke pakësuar vëllimin e aktiviteteve. Nga ana tjetër, disa organizata kanë ndërprerë plotësisht dhe/ose tashmë kanë mbyllur qendrat dhe shërbimet. Koha po mbaron, dhe nëse situata nuk ndryshon, shumë organizata janë në rrezik mbylljeje përfundimtare të pranisë dhe aktiviteteve të tyre në favor të kategorive më të dizavantazhuara.