Sipas rezultateve të para të studimit të kryer në kuadër të projektit SOCIETIES 2, të financuar nga BE, pandemia e COVID_19 ka lënë pasoja të rënda tek organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në fushën e aftësisë së kufizuar. deri tani, në studim kanë marrë pjesë 131 organizata të këtij lloji nga Evropa Juglindore, dhe 94% e tyre konfirmuan se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga ana e shtetit dhe e institucioneve të tjera. 38% e këtyre organizatave vlerësojnë se të ardhurat e tyre vjetore do të pakësohen me më se 50%. Ne duam të bashkojmë zërin tonë me zërin e tyre!