Welcome to Project SOCIETIES   Click to listen highlighted text! Welcome to Project SOCIETIES

THIRRJE PËR EKSPERT

THIRRJE PËR EKSPERT

  1. RRETH PROJEKTIT SOCIETIES 2

Projekti “SOCIETIES 2” po zbatohet nga një aleancë për përfshirje sociale që përbëhet nga 12 OSHC të 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor (Serbi, Mal i Zi, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe Shqipëri), që kanë punuar së bashku në projekte të ndryshme, që u përkasin të njëjtave vlera, si dhe kanë bashkuar misionet dhe strategjitë. Projekti është vazhdim i SOCIETIES 1 me disa modifikime. Qëllimi i projektit është forcimi i pjesëmarrjes së OSHC-ve në dialogun publik me autoritetet publike dhe ndikimit të tyre në proceset vendimmarrëse, përmes rritjes së ekspertizës dhe kapaciteteve të tyre në fushat e përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara dhe politikave të deinstitucionalizimit. Për më shumë informacione rreth projektit mund të vizitoni faqen tonë të Internetit: www.projectsocieties.org

  1. SFONDI i ADVOKIMIT

 Një nga grupet e aktiviteteve të projektit është aktivizimi i task forcave të advokimit në të pesë vendet e zbatimit të projektit, me qëllim:

  • përmirësimin e pjesëmarrjes publike dhe rolit të OSHC-ve në proceset vendimmarrëse;
  • shkëmbimin e njohurive dhe përvojës mes organizatave dhe institucioneve në praktikat dhe politikat e përfshirjes sociale dhe të deinstitucionalizimit;
  • përmirësimin e komunikimit ndërmjet organizatave dhe institucioneve me qëllim rritjen e cilësisë së jetës të personave me aftësi të kufizuara;
  • krijimin apo forcimin – aty ku tashmë ekzistojnë – e mekanizmave për një dialog social të përhershëm mes OSHC dhe institucioneve publike;
  • ndihmën për aktivizimin e mekanizmave të përshtatshëm financiarë për OSHC, të aftë si për të zbatuar me eficiencë rolin e tyre, ashtu edhe për forcimin e qëndrueshmërisë së OSHC-ve që punojnë me personat me aftësi të kufizuara.

Task forca do të përbëhet mesatarisht nga 7  persona në secilin vend, përfaqësues si të OSHC-ve kombëtare dhe lokale, ashtu edhe të autoriteteve dhe institucioneve vendore dhe kombëtare që merren me çështjen e aftësisë së kufizuar dhe problemet e shëndetit mendor në secilin vend (sikurse janë ministritë, qendrat për punë sociale, qendra të shëndetit mendor, shërbimet bashkiake, etj.). veç sa më sipër, task forca mund të zgjerohet gjithashtu me ekspertë, të cilët do të angazhohen në përputhje me nevojat dhe temat që do të diskutohen.

 PËRBËRJA DHE TEMAT E TASK FORCËS

Përbërja dhe temat për të cilat do të diskutohet do të konceptohen sipas nevojave dhe prioriteteve në secilin vend, ashtu siç do të identifikohen gjatë procesit të hartëzimit dhe studimit.

  1. KOHA DHE VENDI

 Çdo task forcë do të adoptojë dhe përcaktojë metodën dhe formën e vet për takimet: mbledhje, tryeza të rrumbullakëta, konferenca, forume, apo forma të tjera që mund të identifikohen. Task forca do të funksionojë për 3 vjetët e ardhshëm dhe do të mblidhet rregullisht deri në fund të projektit, për një numër total prej 12 mbledhjesh pune (mesatarisht 1 mbledhje çdo 3 muaj). Gjatë mbledhjeve do të mbahen procesverbale zyrtare, dhe në to do të përfshihen këshillat, sugjerimet dhe rekomandimet për mënyrën e forcimit të politikave të përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara.

Kuadri kohor i task forcës për advokimin mund të ndryshojë për shkak të krizës së COVID-19 dhe masave shtrënguese që lidhen me të.

  1. EKSPERTËT E ADVOKIMIT

Për përmbushjen me sukses të misionit të vet, task forca për advokimin do të zgjerohet me 2 ekspertë të vendit, roli dhe përgjegjësitë e të cilëve do të jenë:

  • lehtësimi dhe promovimi i komunikimit mes OSHC-ve dhe autoriteteve publike anëtare të task forcës, përmes kontribuimit për krijimin e një klime dialogu konstruktiv dhe mirëkuptimi të ndërsjelltë;
  • dhënia e asistencës për task forcën e advokimit në përgatitjen dhe zbatimin e aktiviteteve përmes kontributit profesional në dokumentet përgatitore dhe finale, sipas temës dhe qëllimit të çdo eventi;
  • asistimi i task forcës për identifikimin e kuadrit ligjor në fuqi mbi proceset e konsultimeve publike dhe hapësirave të mundshme për përmirësimin e tij;
  • ofrimi i këshillave lidhur me praktikat më të mira të mundshme të përfshirjes së OSHC-ve në dialogun publik;
  • identifikimi dhe promovimi i praktikave më të mira të dialogut mes OSHC-ve dhe autoriteteve shtetërore;
  • identifikimi dhe propozimi/sugjerimi i praktikave më të mira lidhur me mekanizmat e ndryshëm të financimit për OSHC-të;
  • ofrimi i këshillave lidhur me rrugët për përmirësimin dhe rritjen e rolit të strukturave formale të dialogut publik në fushën e aftësisë së kufizuar;
  • garantimi i një qasjeje me synim targetin në konceptimin e mesazheve
  • përgatitja e një përmbledhjeje/konkluzioneve me shkrim të takimeve të organizuara;
  • përgatitja dhe paraqitja e një raporti përfundimtar me shkrim mbi komponentin e advokimit të projektit SOCIETIES.
  1. KRITERET E PËRZGJEDHJES
  • Titulli Master në shkenca sociale (preferohet drejtësia dhe shkencat e komunikimit) ose përvojë e barazvlefshme me të prej së paku 10 vjetësh
  • Të paktën dy vjet përvojë profesionale përkatëse në një funksion të ngjashëm në kontekstin kombëtar apo ndërkombëtar – dialog publik, advokim dhe komunikim;
  • Shprehi të forta konceptuese dhe analitiko-kërkimore dhe aftësi për të analizuar të dhëna dhe informacione nga burime të ndryshme dhe për të prodhuar materiale koherente;
  • Shprehi shumë të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim, me aftësi të fortë të demonstruar për të përçuar ide komplekse me një stil të qartë dhe të drejtpërdrejtë;
  • Shumë i/e organizuar në nivel detyre dhe projekti
  • Mendimtar/e inovativ/e dhe krijues/e.
  1. KUSHTET FINANCIARE

Buxheti në dispozicion për mbulimin e kostove të shërbimeve të ekspertit të task forcës së advokimit është 1,800.00 EUR, d.m.th. 150.00 EUR për event.

Shërbimi dhe shpërblimi përkatës mund të ndahet mes dy ekspertësh.

  1. MËNYRA E APLIKIMIT

Personat e interesuar duhet të paraqesin brenda dy javëve nga data e publikimit të kësaj thirrjeje 26.03.2021 – 09.04.2021, dokumentet e mëposhtme:

  • Curriculum vitae;
  • Letër motivimi dhe
  • Çdo dokument shoqërues që vërteton kualifikimet dhe eksperiencën në punë.

9. KONTAKTI

Aplikimet mund të dërgohen në adresat e mëposhtme elektronike:

s.paloka@caritasalbania.org ose

stefanpaloka67@gmail.com

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të telefononi në numrin e telefonit:

Cel: 0697041293.

Termat e plota të referencës mund t’i shkarkoni nga linku i mëposhtëm:

⇓⇓⇓⇓⇓⇓

SOCIETIES_2_Advocacy_Task_Force_ToR_Experts_Alb

2021-04-28T14:28:45+00:00April 1st, 2021|News@sq|
Click to listen highlighted text!