Welcome to Project SOCIETIES   Click to listen highlighted text! Welcome to Project SOCIETIES

Rreth projektit

Rreth projektit2020-09-28T09:00:21+00:00

Rreth projektit

Projekti “SOCIETIES 2 – Mbështetje e OSHC në Fuqizimin e Shprehive Teknike, Përfshirjes së Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Standardeve të BE në Ballkanin Perëndimor, faza e 2-të” është një projekt shumëvjeçar që financohet nga Komisioni i Bashkimit Evropian dhe bashkëfinancohet nga organizatat e Caritas-it. Projekti financohet në kuadër të Programit të Ndihmës për Shoqërinë Civile dhe Mediat 2018-2019.

Projekti SOCIETIES 2 ka si “shërbim qendror” fuqizimin e shoqërisë civile për një pjesëmarrje aktive në vendimmarrje dhe stimulimin dhe mundësimin e një mjedisi ligjor dhe financiar për shoqërinë civile dhe mediat pluraliste. Projekti propozohet nga Aleanca për Përfshirjen Sociale, e përbërë nga 10 OSHC nga rajoni i Ballkanit: Caritas-i i Serbisë, Nismat Qytetare, Caritas-i i Bosnjë-Hercegovinës, Shoqata e Prindërve dhe Fëmijëve me Nevoja të Veçanta “Vedri Osmijeh”, Caritas-i Shqiptar, Projekti “Shpresa”, Qendra Mbështetëse për Personat me Aftësi të Kufizuara Intelektuale – “Qendra për Jetesë të Pavarur”, Caritas Kosova, Caritas-i i Malit të Zi, Shoqata e Paraplegjikëve e Malit të Zi, me mbështetjen e jashtme të dy organizatave të BE – Caritas-it Italian dhe Caritas Bullgarisë.

Partnerët kanë punuar së bashku në projekte të ndryshme, duke ndarë vlera të përbashkëta, mision dhe strategji të bashkuara dhe janë ndër më aktivet në fushën e gjithëpërfshirjes sociale të grupeve të dizavantazhuara, me përvojë në zbatimin e veprimit të personave me aftësi të kufizuara për nxitjen e ekonomisë sociale dhe fuqizimin e OSHC.

Partneriteti i SOCIETIES merr gjithashtu në konsideratë mbështetjen e autoriteteve dhe institucioneve kombëtare dhe vendore si ortakë, të përfshirë që nga fillimi në përcaktimin dhe përgatitjen e projektit.

Konsorciumi e krijoi veprimin duke kapitalizuar aktivitetet e shkuara dhe ato në zhvillim e sipër në fusha pune të ngjashme. Në fakt, ai quhet “SOCIETIES 2” duke qenë se përfaqëson vazhdimin, zgjatjen dhe përshkallëzimin e projektit rajonal SOCIETIES[1], të zbatuar në të njëjtin rajon, me angazhimin e pjesës më të madhe të bashkaplikuesve.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është forcimi i pjesëmarrjes së OSHC në dialogun publik me autoritetet publike dhe ndikimi në proceset vendimmarrëse, nëpërmjet rritjes së ekspertizës dhe kapaciteteve të tyre në fushat e gjithëpërfshirjes sociale për personat me aftësi të kufizuara dhe politikat e deinstitucionalizimit.

Objektivi Specifik 1: Rritje e kapaciteteve, përgjegjshmërisë dhe efektivitetit të OSHC në menaxhimin e gjithëpërfshirjes sociale dhe iniciativave për deinstitucionalizimin dhe në nxitjen dhe advokimin për gjithëpërfshirje sociale të PAK, në përputhje me standadet e anëtarësimit në BE.

Objectivi Specifik 2: Kultivimi i një mjedisi bashkëpunues për aktivitetet e shoqërisë civile nëpërmjet krijimit të strukturave dhe mekanizmave të përhershëm për bashkëveprim dhe dialog mes OSHC dhe autoriteteve publike.

Kohëzgjatja e projektit: 4 vjet (Prill 2020 – Mars 2024).

[1] Projekti “SOCIETIES – Mbështetje e OSHC për fuqizimin e shprehive teknike, përfshirjes së PAK dhe standardeve të BE në Evropën Juglindore” (2016-2019, Kontratë nr. 2015/370-229), të financuar përmes Programit për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe Mediave 2014-2015 – Mbështetje e rrjeteve tematike rajonale të OSHC

Click to listen highlighted text!