Pandemia e COVID_19 lë pasoja të paparashikueshme në të gjitha sferat e jetës anembanë botës, kësisoj edhe mbi organizatat e shoqërisë civile. Partnerët në kuadër të projektit SOCIETIES 2 të financuar nga BE po kryejnë një studim mbi impaktin e pandemisë mbi bizneset sociale dhe organizatat e shoqërisë civile në rajon. Rezultatet e para të studimit, në të cilin deri tani kanë marrë pjesë mbi 200 organizata, tregojnë se organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset sociale në Evropën Juglindore po përballen me probleme tejet të vështira të shkaktuara nga COVID_19. Ne duam të bashkojmë zërin tonë me zërin e tyre!